Festivali i filmi të metrazhit të shkurtër dedikuar viktimave të sulmit të 11 shtatorit, “Nine Elevenl” sivjet do të shënojë 11 vjetorin e themelimit të tij. Programi i këtij festivali edhe sivjet do të shpaloset në mes datave 7 dhe 11 shtator.
Sivjet, festivali pos filmave që do të prodhojë, skenarët e të cilëve janë bërë të ditur më herët, do të pranojë edhe 11 filma të tjerë nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia.
Ndërsa këto janë filmat pjesëmarrës në këtë edicion: “Me ditë me e bo e kishim bo…” skenari Besart Sllamniku, ndërsa regjia Genc Berisha; “Amel” me skenar dhe me regji të More Raçës; “Shpresa” nga Naser Shatrolli; “Një natë jashtë” nga Silvio Spahiu; “Unë jam i biri i kurvës” nga Majlind Samadraxha; “E dashura, Nita” me skenar dhe regji të Alban Zogjanit; “My city screams” nga Ibër Deari;
“Loren” nga Guxim Klinaku; “Good time to die” me skenar të Zymber Kelmendit dhe regji të Senad Abduli; “Pandora” me skenar të Arlinda Morinës dhe Dhurat Hotit, si dhe regji të Arlinda Morinës; “Vibrime në mesnatë” nga Anton Ndreca; “Lulet” nga Agim Sylejmani; “Udhëtimi” nga Gazmend Nela; si dhe, “Piano” nga Xhelal Haliti dhe Burim Haliti, trasmeton RTK.
Në festival nuk do të mungojnë edhe mbrëmjet me muzikë ku pjesë do të jenë, Robert Bojaj – DJ Robi, si edhe këngëtarë si EgzonaAdemi, EdonaReshitaj, BB Poqi, etj.
Edicioni i 11 i festivalit “Nine Eleven” do të mbahet në hapësirat e “Sheshit 21”, ndërsa projeksioni i filmave do të bëhet më 8, 9 dhe 10 shtator, me fillimi nga ora 20:00.
Festivali “Nine Eleven Dedication Festival” është themeluar në vitin 2003 për të shënuar ngjarjen tragjike të përplasjes së aeroplanëve mbi kullat binjake në SHBA më 11 shtator të vitit 2001, dhe që atëherë ka prodhuar vetë shumë filma.