/2L ONLINE/ Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë se Policia e Kosovës është njoftuar për një aksident trafiku që ka ndodhur në Lagjen “Iliria” në Gjilan.
Nga hetimet e para në vendin e ngjarjes dyshohet se deri te aksidenti të ketë ardhur kur automjeti transportues me targa 06, drejtuar nga vozitësi shqiptar, Shtetas i Kosovës, si pasojë e ngarkesës se pasigurt (dërrasa) i bien dërrasat dhe e godasin automjetin në lëvizje, VW Pasat me targa 06 ku shkaktohet aksident trafiku.
Zëdhënësi Hashani ka bërë me dije se përveç dëmeve materiale lëndime trupore pëson vozitësi i veturës. Rasti procedohet në Gjykatë. /2L ONLINE/
fotoilustruese