Riad Rashiti
Drejtor i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, komuna e Gjilanit
Nga takimi i sotëm në fshatin Zhegër, bashkëbiseduam me banorët e fshatit për planifikimin e buxhetit dhe rreth ideve për investime në vlerë 60 mijë euro që i shërbejnë komunitetit aty.
Gjatë diskutimeve me ta, në kuadër të kushteve dhe kritereve të miratuara, u propozuan 10 projekte, ndërsa 4 nga propozimet që kishin më shumë përkrahje janë;
- Teren sportiv për shkollë
- Laborator biokimik në QMF Zhegër
- Renovimi i Shtëpisë së Kulturës
- Kabinete laboratorike në shkollën e fshatit
Këto 4 projekte do të votohen nga banorët e Zhegrës më datë 3 qershor 2023, projekti që merr më shumë vota, do të jetë pjesë e planifikimit buxhetor komunal për vitin tjetër.
Ndërsa edhe projektet tjera, do jenë pjesë e planifikimit për investime nga buxheti komunal.
Për herë të parë komuna e Gjilanit bashkë me qytetarët e saj vendos për planifikimin e buxhetit komunal.
Bashkë mund të bëjmë më shumë!