DYLON

Takim informues me banorët e fshatit Miresh mbahet me 17 maj

Takim informues me banorët e fshatit Miresh mbahet me 17 maj
Avatar photo Redaksia

Drejtoria për Buxhet dhe Financa – Gjilan

Të dashur bashkëqytetarë të Mireshit,

EkoHigjiena

Komuna e Gjilanit ka nisur projektin për të testuar buxhetimin me pjesëmarrje me banorët e fshatit Miresh.

Buxhetimi me pjesëmarrje inkurajon qytetarët që të luajnë rol të rëndësishëm dhe të vendosin se si të shpenzohen paratë publike për projekte dhe shërbime në lagjen/fshatin tuaj!

Qëllimi është që qytetarëve t’u ofrohet mundësia për t’u përfshirë në mënyrë aktive në procesin e vendimmarrjes dhe të kenë një rol të drejtpërdrejtë në mënyrën se si shpenzohen fondet komunale.

Është mundësia e juaj të përzgjedhni dhe votoni për projekte të cilat janë në interes të përgjithshëm të lokalititetit tuaj!

Komuna e Gjilanit, do të organizoj takime me banorët e fshatit mbi:

?Procesin dhe kriteret e mbledhjes se ideve dhe projekt-propozimeve prioritare për investim nga komuna

– Idetë dhe projekt-propozimet mblidhen përmes këshillit lokal të fshatit dhe banorëve të cilat përkthehen në projekte konkrete

– Do të bëhet seleksionimi nga 5 deri 8 projekteve të propozuara të cilët do të votohen nga banorët në ditën e votimit

-Projekt-propozimet të cilat e kalojnë përzgjedhjen dhe kanë kuptim do të vendosen në votim në ditën e përzgjedhur përmes kutive klasike të votimit

?Kriteret të cilat do të merren për bazë nga komuna janë si në vijim:

Projekt-propozimi të jetë brenda kornizave buxhetit të prezentuar nga komuna i cili kap vlerën deri në 20.000 Euro (njëzet mijë Euro)

– Numri i përfituesve nga projekti i propozuar të jetë sa më i madh

– Lloji i projekteve: Shërbime, subvencione, dhe infrastrukturë vetëm në rastet kur i shërben arsimit dhe shëndetësisë

– Projekti i propozuar të jetë në kompetencë dhe pronësi të komunës

– Projekti të ketë ndikim social, ekonomik dhe mjedisor

– Projekti të jetë gjithëpërfshirës duke përfshirë grupe të margjinalizuara

Takim informues me banorët e fshatit Miresh

Data: 17 Maj 2023, e mërkure

Ora: 19:00

Vendi: Shkolla Fillore ‘Nazim Hikmet’

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.