Ministria e Shëndetësisë rikujton qytetarët se vaksinat kundër gripit sezonal kanë arritur në Kosovë dhe duke filluar nga sot e hënë, do të fillojë vaksinimi.
Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike u bëjnë thirrje qytetarëve, sidomos personave më të moshuar dhe personave me sëmundje kronike, që të vaksinohen për t’u mbrojtur nga gripi sezonal.
Vaksinimi kundër gripit sezonal mund të bëhët çdo ditë pune në Njësitë e vaksinimit të kuadër të Qendrave Kryesore të Mjekësisë familjare në çdo komunë.
Edhe Komuna e Gjilanit, përmes Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale (DSHMS), ka njoftuar se janë furnizuar me vaksina kundër gripit sezonal, transmeton Portali 2LONLINE.
“Nga sot fillon dhënia e tyre në të gjitha Qendrat e Mjekësisë Familjare brenda orarit 7:30 deri në ora 14:00. Grupet me prioritet për tu vaksinuar janë: Personat mbi moshën 65 vjeç, Personat me sëmundje kronike, Punëtorët shëndetësorë, Gratë shtatzëna, Fëmijët me imunitet të dobësuar”, ka bërë të ditur DSHMS-ja, për të kërkuar nga të gjithë, që me rastin e vaksinimit, qytetarët duhe tt’i kenë me vete dokumentet identifikuese (letërnjoftimin). /2LONLINE/