DYLON

Në komunën e Vitisë të mbjellat vjeshtore në fazën përfundimtare

Në komunën e Vitisë të mbjellat vjeshtore në fazën përfundimtare
Avatar photo Redaksia

Sipas drejtuesve të Drejtorisë së Bujqësisë në Viti, kushtet klimatike që po mbretërojnë ditëve të fundit në vendin tonë, kanë ndikuar që ecuria e mbjelljeve vjeshtore të ecën mbarë dhe sipas planit të paraparë.

Drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Viti, Naim Pira, bëri të ditur se në bazë të planifikimeve, parashihen që në komunën e Vitisë të mbillen mbi 3.500 hektar me grurë.

EkoHigjiena

“Çmimet e larta të plehrave dhe farës, sikur edhe ato të derivateve të naftës, janë indikator që po paraqesin problem te bujqit. Por, megjithëkëtë, interesimi i bujqve për të mbjellë sipërfaqet e tyre me grurë, është bukur i madh”, ka thënë drejtori Pira, derisa ka vizituar disa lokalitete gjatë vikendit, ku ka takuar bujqit në përgatitjen e sipërfaqeve për të mbjellat vjeshtore.

Sipas tij, në komunën e Vitisë, janë mbjellë rreth 70 % e sipërfaqeve të planifikuara me grurë.  /2LONLINE/