Komuna e Kamenicës, përmes një njoftimi ka bërë me dije se nga sot ka hyrë në funksion webfaqja e re e komunës.
Kjo Web-faqe është e qasshme në gjuhën shqipe dhe serbe, si dhe ofron për qytetarë të gjitha informatat më të rëndësishme përfshirë lajme, njoftime për konkurse, dokumente të rëndësishme si rregullore, vendime të Kryetarit dhe Kuvendit Komunal dhe shërbime të tjera.
Webfaqja komunale është një faqe e rregulluar nga kompania ASHI dhe është e njëjtë me të gjitha Webfaqet tjera të komunave të Kosovës.
“Ju ftojmë të klikoni për më të rejat në këtë Web-faqe dhe të jepni komentet tuaja për të. Poashtu ju njoftojmë që webfaqja aktuale do të jetë e qasshme vetëm deri në fund të muajit shkurt”, thuhet në njoftim.
Linku i Web-faqes: https://kamenice.rks-gov.net/