Departamenti i Policisë Kufitare ka njoftuar për dy raste të: “Falsifikim i dokumentit”, raste këto të regjistruara në Pikëkalimin Kufitar “Dheu i Bardhë”.
FALSIFIKIM I DOKUMENTIT
· PKK Dheu i Bardhë, 20.10.2021-02:10.Janë ndaluar tre të dyshuar meshkuj kosovar, pasi që gjatë kontrollit tek të njëjtit janë gjetur tre ID kartela të huaja, me foto të të dyshuarve, me emra të huaj dhe një pasaportë e një shteti tjetër. Me vendim të prokurorit dokumentet e dyshuara janë konfiskuar dhe pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.
· PKK Dheu i Bardhë, 20.10.2021-13:25. Raportohet se gjatë kontrollit të dokumentacionit, i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë në telefonin e tij ka prezantuar testin Covid, me të dhënat personale të njëjta me dokumentet personale të tij, por pas skanimit të QR kodit ka rezultuar se ai dokument i përket një personi tjetër. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /2LONLINE.com/