DYLON

Në Klinikën e Kardiokirurgjisë kryhet me sukses të plotë një operacion i trefishtë dhe i komplikuar

Në Klinikën e Kardiokirurgjisë kryhet me sukses të plotë një operacion i trefishtë dhe i komplikuar
Avatar photo Redaksia

Mjekë kardiokirurgë, bashkë me anesteziologë, të asistuar edhe nga stafi përcjellës, në Klinikën e Kardiokirurgjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, kanë kryer me sukses të plotë një operacion të komplikuar, njofton Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës.

Pacientja me inicialet F.T., e moshës 70 vjeçare, me dëmtime të dy valvulave në zemër (stenozë e rëndë aortale dhe mitrale) dhe me sëmundje të arterieve koronare, i është nënshtruar intervenimit të zëvendësimit të dy valvulave dhe by passeve aortokoronare.

EkoHigjiena

Pas operacionit të trefishtë pacientja është në gjendje stabile shëndetësore në kujdesin postoperator.

Pacientja kishte vështirësi në frymemarrje dhe lëvizshmëri të kufizuar për një kohë të gjatë, si pasojë e problemeve të avancuara kardiake, njofton Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.