Një mbështetje të jashtëzakonshme për garën e 17 tetorit, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka marrë edhe nga banorët e lagjes Arbëria, në takimin në formatin e bashkëbisedimit, të organizuar nën respektimin e masave anti-COVID-19.
Kryetari i nëndegës së LDK në Arbëri, dr. Imet Rrahmani, ka deklaruar se Luta i ka fituar të gjitha betejat politike, sepse ka qeverisur me duar të pastra, me ndershmëri, sinqeritet e dyer të hapura, derisa tha se e bëri Arbërinë qendër të madhe të qytetit me investimet e mëdha.
“Arbëria, nga një lagje aspak e integruar, tashmë është shndërruar në qendër të madhe të qytetit, fal realizimit të të projekteve të mëdha infrastrukturore”, tha Rrahmani.
Kurse, kryetari Lutfi Haziri, ka shprehur fjalë falënderimi për këtë mbështetje të ofruar.
“Faleminderit qytetarëve të Arbërisë të cilët e kanë ruajtur besimin ndaj meje dhe LDK’së. Pas dhjetëra projekteve infrastrukturore që i realizuam këtu, tashmë jemi duke e ndërtuar edhe çerdhen, e cila ka qenë e domosdoshme për këtë pjesë. Rivitalizimi i parkut do të jetë prioritet në dy vitet e para të mandatit të ri, për të vazhduar edhe me projektet tjera në përputhje me kërkesat e qytetarëve. Do të mbetem gjithmonë, Luta i Juaj!”, ka thënë Haziri.
Në këtë takim kanë dhënë mesazhet e fitores edhe kandidatët për Kuvend Komunal, Gentrit Murseli, Deniza Limani e Isa Musliji.
Zyra për Marrëdhënie me Publikun e LDK-së, Dega në Gjilan
/Hapësirë e rezervuar për fushatë/