DYLON

Shoqata “Kosova për Sanxhakun”me letër publike për ministrin Sveçla

Shoqata “Kosova për Sanxhakun”me letër publike për ministrin Sveçla
Avatar photo Redaksia

I nderuar  z. ministër Sveçla, ne anëtarësia , simpatizantët kryesia e shoqatës “Kosova për Sanxhakun”  më kënaqësi morëm lajmin për aplikimin e reciprocitetit për tabelat e automjeteve. 

Ne anëtarësia, aktivistes e me theks të veçantë kryesia jemi ata të cilët  më së shumti e kem ndjerë maltretimet  që në janë bërë  në pikat kufitare Bërnjak e Jarinjë. Vendimi i qeverisë është i mirëpritur nga ne, por edhe nga shumica popullit të  Sanxhakut, shqiptarë e boshnjakë.

EkoHigjiena

Andaj kryesia e shoqatës “ Kosova për Sanxhakun” në emër të anëtarësisë nga Kosova dhe Sanxhaku  kërkojmë  nga ju që  premtimin që e keni dhënë  në lidhje me “kompensimin  e çfarëdo dëmi që ju bëhet bashkëkombësve tanë ,në Luginë të Preshevës”,  të përfshijë edhe shqiptarët tjerë që jetojnë në Serbi, posaçërisht shqiptarët e Sanxhakut.

Jemi të sigurtë se kjo kërkesë e jona do ta shqyrtohet dhe do t’i përgjigjeni pozitivisht sepse  janë pjekë kushtet që ta kthejmë vëmendjen kah shqiptarët e Sanxhakut, të cilët  deri më tani kanë qenë të anashkaluar.

Me respekt në emër të kryesisë:

Kryetari i shoqatës “ Kosova për Sanxhakun”

Ismet Azizi

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.