Komuna e Kamenicës me donacionet e dhuruara për fushatën #700për700 ka arritur të sigurojë 400 pako për familjet me gjendje jo të mirë ekonomike.
Kryetari Qëndron Kastrati ka thënë se sot shpërndarjen e këtyre pakove e kanë bërë së bashku me shefat e grupeve të Asamblesë Komunale, të cilët i kanë shpërndarë në vendbanimet e tyre.
“Për ta realizuar fushatën në plotni duhet t’i sigurojmë pakot edhe për 300 familje të tjera. Prandaj, të gjithë ju që keni mundësi vazhdoni të jepni donacione edhe për 300 familje të tjera”, ka thënë Kastrati.
Ju mund të dërgoni donacione përmes këtyre linqeve:
Linku për donacione nga diaspora:
https://www.facebook.com/donate/694627924676321/?fundraiser_source=external_url
Linku për donacione nga Kosova:
https://charity.gofundme.com/…/ndihmo-700-familjet-n-nevoj-…
Fushata #700për700 është ogranizuar nga Komuna e Kamenicës, organizata GERMIN, platforma “Invest in Kamenica” dhe Global Albanians Foundation, dhe u përkrah edhe nga Klubi i Prodhuesve të Kosovës dhe “Besa Foundation” – Rrjeti i parë i bizneseve shqiptare në Gjermani”.