DYLON

Komuna shpërndanë 87 pako për familjet nga komuniteti serb dhe 65 pako për familjet nga komuniteti rom

Komuna shpërndanë 87 pako për familjet nga komuniteti serb dhe 65 pako për familjet nga komuniteti rom
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Kamenicës njëherësh kryesues i Shtabit Emergjent Komunal, Qëndron Kastrati së bashku me nënkryetarin për komunitete, Bojan Stamenković dhe koordinatorin e Shtabit Emergjent, Ramadan Basha janë takuar me vullnetarët nga komuniteti serb, të cilët po ndihmojnë në shpërndarjen e pakove ushqimore e higjienike për komunitetet pakicë.

Kryetari Kastrati ka thënë se të gjithë bashkë po punojmë pa ndalë, që të jemi afër qytetarëve .

“Pandemia nuk njeh nacionalitet. Në po mundohemi të gjithë të jemi afër qytetarëve. Deri më tani, janë shpërndarë 87 pako për familjet nga komuniteti serb dhe 65 pako për familjet nga komuniteti rom. Falënderojmë organizatën IOM dhe gjithë donatorët e tjerë, ndërkohë që angazhimi ynë vazhdon edhe për familjet e tjera”, ka thënë Kastrati.

EkoHigjiena

Nënkryetari nga komunitetet, Bojan Stamenković falenderoi vullnetaret nga komunitetet pakicë për gatishmërinë e tyre që të ndihmojnë në shpërndarjen e pakove ushqimore.

“Së bashku jemi në këtë sfidë. Pandemia nuk e njeh nacionalitetin dhe vetëm së bashku do t’ia dalim që ta tejkalojmë këtë situatë”, ka thënë ai.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.