Në vazhdën e përgatitjeve për fillimin e vitit shkollor dhe masave kundër përhapjes së Covid-19, drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit në Gjilan (DKA), Nazim Gagica ka takuar drejtorin e DSHMS, Selami Xhemajli dhe drejtoreshën e QKMF, Arbenita Hajdari, ku edhe kanë hartuar planin e veprimit për prezencën e stafit mjekësor në shkolla dhe kontrollin e nxënësve të të gjitha shkollave të kësaj Komune, në fillim të çdo procesi mësimor.
“Me këtë rast falënderova stafin Drejtorisë së Shëndetësisë (DSHMS) dhe të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), për gatishmërinë për të mbështetur kërkesën e Drejtorisë së Arsimit për prezencën e stafit mjekësor në shkollat e Gjilanit, që ka për qëllim fillimin e mbarë të vitit shkollor 2020/21″, ka thënë drejtori i DKA-së, Nazim Gagica. /2LONLINE.com/