DYLON

Paraburgim të pandehurve për veprën penale kontrabandim me migrantë

Paraburgim të pandehurve për veprën penale kontrabandim me migrantë
Avatar photo Redaksia

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurve A. Z., F. I. dhe A. S..

Ekziston dyshimi i bazuar se datë 07.09.2020, në pikën kufitare “Dheu i Bardhë”, të pandehurit me dashje kanë tentuar ti kontrabandojnë të dëmtuarit M. O. dhe H. H. nga Vitia, për në shtetet e BE-së, më saktësisht në Gjermani, dhe të dëmtuarit i kanë premtuar të pandehurve të lartcekur, që posa të arrijnë në Gjermani do të paguajnë shumën prej 4700 €, për person.

Me këto veprime të pandehurit dyshohet të ketë kryer veprën penale “në bashkëveprim kontrabandim me migrantë”, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

EkoHigjiena

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve dhe caktimi i masave alternative do të pengonin zhvillimin normal të procedurës penale.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.​

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.