Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Kosovës, njofton të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, se është shpallur kompania fituese për furnizim me targa.
“Ju njoftojmë se pas përfundimit të gjitha procedurave që kërkohen, pas nënshkrimit të kontratës që do të bëhet me datë: 19.11.2019, qytetarët nga data 25 nëntor, mund të drejtohen tek Qendrat për Regjistrim të Automjeteve tek të gjitha komunat e Kosovës, që të pajisen me targa”, thuhet në njoftim.
“Njëkohësisht ju kërkojmë falje të gjithë qytetarëve, që gjatë kësaj periudhe kohore nuk kemi mundur t’i furnizojmë me targa.” thuhet në fund të njoftimit të MPB-së.