Sport Club Gjilani ka bërë me dije se ka nënshkruar edhe me futbollistin Albin Prapashtica.
Marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet klubit dhe lojtarit do jetë e vlefshme për dy sezonet e radhës, saktësisht deri në vitin 2026.
‘Prapashtica luan në rolin e sulmuesit të krahut, derisa vjen si vlerë e shtuar për ekipin e Ardian Nuhiut pas disa aventurave në klubet kosovare’, thuhet n[ njofitmin e klubit.
22 vjeçari është mirëpritur nga Ertan Demiri, drejtori sportiv i klubit, i cili i ka uruar mirëseardhje dhe shumë suksese në drejtimin e ri që ka marrë si futbollist.
Përndryshe, në fillim të këtij muaji, Albin Prapashtica dhe skuadra tjetër gjilanase, FC Drita, me marrëveshje të dyanshme , e kishin mbyllur bashkëpunimin mes tyre. Ndërkohë që, tani e tutje, Prapashtica do t’i mbrojë ngjyrat kuq e bardh. /2LONLINE/