Duhet ditur që bujqësia nuk mund të mësohet e as zhvillohet nëpër bulevarde e kafiteri. Ajo nuk mund të mësohet me vjersha çofshin ato edhe vjershat e Naimit. Bujqësia më së miri mund të mësohet me punë praktike, në ferma, plantacione pemësh, në sera, në kopshte e ara. Për këtë arsye janë investuar miliona euro në atë shkollë. Këtë projekt e kanë realizuar Danezët, e dihet çfarë bujqësie ka Danimarka.
Zhvillimet rreth shkollës për Agrobiznes dhe teknologji
Shukrije Rapuca
Ka disa vite, që nga ardhja në pushtet e kësaj qeverie (LDK-se), që ka filluar një lloj fushate kundër Shkollës për Agrobiznes dhe Teknologji.
Së pari, kësaj shkolle ju morën 20 ha tokë bujqësore të cilën ky Kuvend në mandatin e kaluar ia kishte ndarë kësaj shkolle për nevojat mësimore të nxënësve dhe për ti mundësuar shkollës të sigurojë ushqimet e nevojshme për fermën e saj. Ky ishte një vendim shumë I pa matur, I papërgjegjshëm dhe shumë I dëmshëm për shkollën dhe për komunën në përgjithësi. Sipas ligjit komunat kanë të drejtë të mos lejojnë privatizimin e pronave që menaxhohen nga AKP-ja nëse janë me interes publik. Kjo prone prej 20 ha me disa objekte me vlere qindra mijëra eurosh u shit për një çmim qesharak, vetëm rreth 68 mijë euro.
Marrja e kësaj toke pamundësoi investimet prej rreth një milion euro që ishin paraparë nga DANIDA e që kishin të bëjë kryesisht me mekanizim (makina) moderne bujqësore. Me këtë rast nxënësit e kësaj shkolle e humbën mundësinë për të mësuar përdorimin dhe aplikimin e një numri të madh të makinave bujqësore, aplikimin e teknologjive të reja në bujqësi, kurse shkollës iu pamundësua të sigurojë ushqimet për fermën dhe të zhvilloi procesin mësimorë sipas planprogramit të paraparë për punë praktike të nxënësve.
Kjo shkollë me qëllim u la me një numër të vogël të nxënësve, sepse komuna nuk e respektoi planin për regjistrimin e nxënësve në klasat e dhjeta të arsimit të mesëm të lartë. në vend se të regjistroheshin nxënësit në shkollat profesionale edhe në shkollën për Agrobiznes dhe Teknologji, u hapën paralele të reja në shkollën e mjekësisë dhe u rrit numri I nxënësve në paralelet e gjimnazit.
Më vonë flitej për një lloj privatizimi të kësaj shkolle përmes një partneriteti publiko-privat dhe
Në fund ndodhi më e keqja, transferimi I nxënësve nga një objekt modern, me hapësirë të mjaftueshme,I pajisur me kabinete e laborator në një objekt me hapësirë të pamjaftueshme, me orë mësimore 30 minutash. Thjeshtë u morën në qafë nxënësit e dy shkollave më të rëndësishme profesionale, duke e degraduar procesin mësimor deri në banalitet. Me këtë veprim ma mirë ti kishit mbyllur të dy këto shkolla sepse rezultati është I barabartë me mosekzistimin e tyre.
Ky vendim ishte I pa matur, I pa arsyeshëm, jo profesional, I dëmshëm për nxënësit dhe komunën, I jashtëligjshëm, I turpshëm, skandaloz.
Madje ky vendim u mur dhe nuk dihet nga kush u mur, sepse nuk u respektua asnjë procedurë. Shtrohet pyetja: Pse ekziston Komiteti për Arsim, pse jemi na këtu, çfarë bëjmë ne këtu nëse askush nuk na pyet për një çështje kaq të rëndësishme arsimore. Pse nuk u paraqit kjo kërkesë në Kuvend, kur dihet që kuvendi po merret me disa vendime fare të pa rëndësishme krahasuar me çështjen e një shkolle me rëndësi strategjike, si është Shkolla për Agrobiznes dhe Teknologji.
Cilat janë arsyet e institucioneve përgjegjëse të arsimit?
Profesorët kanë kërkuar një transferim të tillë!
Nxënësit kanë kërkuar transferim!
Transferimi u bë për shkak të sigurisë!
Arsyetime të çuditshme. Në të vërtetë këto nuk janë arsyetime të arsyeshme.
E para të gjithë profesorët kanë aplikuar për të punuar në shkollën e bujqësisë dhe ata nuk mund të vendosin për lokacionin e shkollës
E dyta, po i pyete nxënësit, shumica prej tyre do të preferonin kafiteritë në vend të shkollës. Por shkolla nuk është fontanë dëshirash as e arsimtarëve e as e nxënëseve.
E treta, më banalja, mungesa e sigurisë! Për çfarë sigurie është fjala? Nga kush jemi të kërcënuar dhe kush është I kërcënuar? Si ka mundësi një komunë siç është kjo e jona të mos mund të organizojë siguri nëpër shkolla? Kjo nuk është e vërtetë. Asnjë shkollë në komunën tonë nuk është as më e sigurt e as më e pasigurt sesa Shkolla në fjalë.
Po mundohem të jam e arsyeshme, të jam sa më objektive, nuk më intereson fare politika kur janë në pyetje çështje të kësaj rëndësie, por me përgjegjësi po e them që kurrë në jetën time, as para e as pas luftës, as në një pushtet nuk ka pas më shumë parregullsi në arsimin gjilanas, nuk ka pasur më shumë shkelje të rregullave e ligjit, nuk ka pasur kaq shumë papërgjegjësi, kaq shume politizim, kaq shumë banalitete se gjatë këtij mandati qeverisës.
Duhet ditur që bujqësia nuk mund të mësohet e as zhvillohet nëpër bulevarde e kafiteri. Ajo nuk mund të mësohet me vjersha çofshin ato edhe vjershat e Naimit. Bujqësia më së miri mund të mësohet me punë praktike, në ferma, plantacione pemësh, në sera, në kopshte e ara. Për këtë arsye janë investuar miliona euro në atë shkollë. Këtë projekt e kanë realizuar Danezët, e dihet çfarë bujqësie ka Danimarka.
Propozoj që ne, si Kuvend, që jemi të zgjedhur nga qytetarët për tu marrë me problemet e tyre, sot duhet të marrim vendim me të cilin të kërkojmë nga kryetari i komunës dhe përgjegjësit e arsimit, kthimin e nxënësve në objektet e shkollës që është ndërtuar për ta. Gjithashtu duhet të kërkojmë përgjegjësi për ata që kanë guxuar të marrin një vendim të tillë aq skandaloz dhe padyshim se përgjegjësia kryesore bie mbi mysafirin më të rrallë të këtij Kuvendi e ai është Kryetari i Komunës z.Lutfi Haziri.
Në të kundërtën kjo çështje duhet të ngritët në nivelet më të larta vendimmarrëse të arsimit dhe kuruesi të mos lihet në mëshirën e të pamëshirshmëve e të papërgjegjshmëve.
Unë për vete dyshoj shumë që prapa këtyre veprimeve qëndron diçka më shumë dhe besoj që së shpejti do të dalin në shesh arsyet e vërteta që kanë sjellë mbylljen e kësaj shkolle dhe dislokimin e nxënësve.
/autorja është anëtare e Kuvendit Komunal të Gjilanit, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK). Fjala e saj në seancën e sotme/