“Ju njoftoj se sot e kam informuar kryetarin Haradinaj se kam vendosur që të jap dorëheqje të parevokueshme nga të gjitha përgjegjësitë̈ si dhe nga vetë partia” ka bërë me dije Magbule Shkodra, ish zëvendësministrja e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal dhe kryetare e Aleancës së Gruas në AAK.
Postimi i saj:
Të nderuar qytetarë,
E nderuara anëtarësi e AAK-së,
Ju njoftoj se sot e kam informuar kryetarin Haradinaj se kam vendosur që të jap dorëheqje të parevokueshme nga të gjitha përgjegjësitë̈ si dhe nga vetë partia.
Deshiroj të falënderojë të gjithë qytetarët,kolegët/et dhe aktivistët/et e AAK-së për mbështetjen e tyre gjatë angazhimit tim në AAK.
Do të angazhohem për të mirën e qytetarëve dhe vendit sa herë që është nevoja!
Me respekt,
Magbule Shkodra