12 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 17.986 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 539.752 doza të vaksinës.
Deri më sot 183.240 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 6.784 testime, 1.006 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes.
Sot janë shëruar 82 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.963.
Në total numri i rasteve aktive është 4.414. /2LONLINE.com/