17 Shkurt 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.275 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.805.533 doza të vaksinës.
Deri më sot 812.299 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 95.264 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Nga 3.820 testime, 411 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 5 raste të vdekjes.
Sot janë shëruar 2.582 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 214.885.
Në total numri i rasteve aktive është 6.509. /2LONLINE/