DYLON

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, bëri homazhe te varrezat e dëshmorëve në 14-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, bëri homazhe te varrezat e dëshmorëve në 14-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët, ka bërë sot homazhe te varrezat e dëshmorëve, në kuadër të shënimit të 14-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, sikurse edhe te lapidart në qytet.

Kryetari Hyseni ka thënë se në këtë festë nderojmë ata që dhanë jetën për ditën që po e gëzojmë sot.

EkoHigjiena

“Përfunduam hoamazhet dhe uruam familjet e dëshmorëve për 14-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë. Me këtë rast uroj edhe të gjithë qytetarët e Gjilanit. Është një simbolikë që në këto përvjetore t’í nderojmë ata që kanë dhënë gjithçka për vendin tonë e për këtë ditë që ne po e gëzojmë sot, ndërkaq të përmbushim aspitarat e atyre që kanë dhënë jetën për vendin tonë”, ka thënë kryetari Hyseni.

Më pas, kryetari Alban Hyseni, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët, e kanë shpallur të hapur Panairin e produkteve arizanale.

“Këtu patëm rastin të takojmë shumë biznese të vogla familjare, Të gjitha këtyre bizneseve u urojmë suksese dhe bashkëpunim të mirëfillt me Komunën, pasi do ta kenë mbështetjen tonë të plotë. Uroj të gjithë për Ditën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës”, ka deklaruar me këtë rast nënkryetarja e Komunës, Leonora Morina-Bunjaku.

Ndërkohë, kreu i Komunës, Alban Hyseni, ka marrë pjesë në edhe koncertin festiv për fëmijë, I organizuar enkas për Ditën e Pavarësisë.

“Sot e kemi një ditë të veçantë dhe edhe më të veçantë e bëjnë fëmijët dhe programi i përgatitur prej tyre. Në cilësinë e kryetari të Komunës, ju uroj përzemërsisht Ditën e Pavarësisë, duke uruar që aspiratat e atyre që e kanë dhënë jetën për këtë ditë, të plotësohen dhe te arrihen në vitet e ardhshme”, është shprehur kryetari, Alban Hyseni.

Ndryshe, Komuna e Gjilanit përmbyllë aktivitetet e shënimit të 14-vjetorit të Pavarësisë në ora 17:00, me hapjen e Ekspozitës Kolektive “Fondi i Galerisë dhe Peneli i Flakës 2003-2022 dhe “E bukura Kosovë” – ekspozitë me imazhe. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.