DYLON

Kryeministri Kurti: Urime të gjithë qytetarëve të Republikës Dita e Pavarësisë

Kryeministri Kurti: Urime të gjithë qytetarëve të Republikës Dita e Pavarësisë
Avatar photo Redaksia

Në 14- vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, sot, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti bashkë me Presidenten e vendit, Vjosa Osmani dhe Kryetarin e Kuvendit të Republikës, Glauk Konjufca, morën pjesë në ngritjen solemne të flamurit të Republikës së Kosovë nën intonimin e himnit shtetëror.

Pasi nderuan flamurin e Republikës së Kosovës, kryeministri i Kosovës, uroi të gjithë qytetarët e vendit për Ditën e Pavarësisë.

EkoHigjiena

Në fjalën e tij para mediave, kryeministri Kurti tha se teksa kremtojmë e festojmë, gëzohemi dhe e urojmë njëri-tjetrin, nuk kemi se si të mos kujtojmë e përkujtojmë ata të cilët punuan dhe luftuan për lirinë e popullit dhe për pavarësinë e vendit.

“Andaj, nga kryeqyteti i Republikës këtu në oborrin e përbashkët të Presidencës, Kuvendit dhe të Qeverisë, ku bëmë nderime dhe ngritëm flamurin shtetëror do të vazhdojmë për kryeqendrën e kryengritjes të popullit tonë në Prekaz, pra tek Kompleksi Adem Jashari dhe më pastaj te varri i presidentit Ibrahim Rugova dhe i veprimtarit Adem Demaçi”, tha kryeministri Kurti.

Teksa kujtoi të gjithë ata të cilët punuan dhe luftuan e që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme për të sotmen dhe të ardhmen tonë, kryeministri Kurti u shpreh falënderues ndaj të gjithëve dhe mirënjohës përjetë.

Kryeministri Kurti gjatë ditës do të merr pjesë edhe në vendosjen e kurorave në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, te varri i ish Presidentit, Dr. Ibrahim Rugova, varri i veprimtarit Adem Demaçi dhe në aktivitete të tjera në shënim të kësaj dite. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.