Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka bërë të ditur se nga 2 tetori 14 persona me aftësi të kufizuara do të fillojnë punën në bizneset lokale, me të cilët ka nënshkruam kontratat për fillimin e punës në 12 biznese lokale.
Ai ka bërë të ditur se subvencionimi i pagës do të jetë 300€ për periudhën 6 mujore nga komuna si dhe kontributet e paguara nga kompania e cila janë të angazhuar, me mundësi vazhdimi të kontratës nga kompania.
“Pas punësimit të këtyre personave, do të hapim thirrjen për plotësimin e 6 vendeve të mbetura”, është shprehur ai, teksa ka falënderuar 12 bizneset të cilat e kanë mirëpritur këtë iniciativë: Bujana Produkt SHPK (2 persona), Albimi LTD (2 persona), Palma SHPK, PIKA 5A, Zyra për Shërbime Juridike, Avokatia “Imperium” SHPK, Riga Pharm, “ROYAL BEVERAGE” L.L.C., NTSH “Te Agimi”, Bash Omël, T-Consulting. /2LONLINE/