DYLON

Nevzati: Raporti gjashtëmujor financiar i këtij viti pasqyron më së miri mos seriozitetin, mos punën dhe dështimin e kryetarit të komunës

Nevzati: Raporti gjashtëmujor financiar i këtij viti pasqyron më së miri mos seriozitetin, mos punën dhe dështimin e kryetarit të komunës
Avatar photo Redaksia

“Raporti gjashtëmujor financiar i këtij viti pasqyron më së miri mos seriozitetin, mos punën dhe dështimin e kryetarit të komunës së Gjilanit”, ka thënë në seancën e sotme të Kuvendit Komunal të Gjilanit, Bujar Nevzati nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK).

Sipas tij, ky raport që është sjellë para nesh, duhet ti ofrohet të gjithë qytetarët e Gjilanit, për ta parë edhe për ta kuptuar se qeverisja komunale është në krizë tepër të thellë, ku nuk funksionon normaliteti në punë dhe në ofrimin e shërbimeve që e ka për obligim secili institucion komunal t’ia ofrojë qytetarëve tanë.

EkoHigjiena

“Përderisa vitin e kaluar, arsyetimi i përbashkët i yni, si ish partner të koalicionit, për mos investime kanë qenë borgjet e trashëguara të komunës, e për çudi sot nuk na e keni sjellë fare bashkë me raportin financiar gjendjen e borgjeve që ka komuna, e po besojmë që nuk keni pasur ndonjë arsye për ta fshehur këtë imformatë? Edhe pse në njërën prej seancave të kaluara, ju kryetar e keni deklaruar një gjendje të pavërtetë lidhur me shumën e borgjeve”, ka  thënë Nevzati.

Për më tepër shih fjalën e tij të plotë:

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.