13 Tetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 7.947 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.476.104 doza të vaksinës.
Deri më sot 648.218 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 2.526 testime, 29 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 raste i vdekjes
Sot janë shëruar 36 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.448.
Në total numri i rasteve aktive është 1.043. /2LONLINE.com/