#Dita37. Nga 15 mostrat e marra sot në Gjilan, dy raste të reja kanë rezultuar me #Covid19 pas kontaktit familjar dhe po mbahen në karantinë, ka bërë me dije kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.
“Lajmi i mirë është se dy raste tjera janë shëruar, duke e çuar në 21 numrin e të shëruarve plotësisht, derisa tetë persona janë në tretman. Pas Zhegrës, edhe në Vrapçiq është mbyllur burimi i infeksionit pas më nuk është asnjë i infektuar” , ka thënë kryetari Haziri.
“Ka mbetur Lladova, Deremalla dhe Arbëria që për momentin janë burim infeksioni dhe po monitorohen në formë strikte. Por, situata është nën kontroll dhe s’ka vend për panik. Apeloj të vetëpërmbaheni, mos shkoni askund me pi çaj. #rriNshpi”, thotë Haziri.