“Të gjithë e dinë se gratë janë gjysma e popullsisë së një kombi por, jo të gjithë e dinë se ato janë më shumë se gjysma e përgjegjësisë së një kombi. Rrugëtimi ynë për liri dhe shtetndërtim, ishte i paimagjinuar pa sakrificën dhe kontributin e gruas shqiptare”.
Kështu është shprehur, Gani Neziri, njëri ndër kandidatët për deputet, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), për zgjedhjet parlamentare që pritet të mbahen më 14 shkurt, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Ai ka thënë se në PDK, guximshëm dhe madhështore gruaja e ka pushtuar hapësirën e saj, prandaj edhe po merr përkrahje të madhe rimëkëmbja nga gratë gjilanase dhe gjithandej Kosovës.
“Ajo, askund tjetër nuk ndjehet më mirë, më e lirë dhe me kreative se në Partinë Demokratike të Kosovës. Mirënjohje dhe respekt pa fund”, ka thënë Neziri i PDK-së. /2LONLINE.com/