Gani Neziri, anëtar i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Dega në Gjilan, ka bërë të ditur se ky subjekt politik akoma nuk ka qëndrim zyrtar rreth koalicioneve të mundshme në nivel lokal. Neziri ka pranuar se në takimet e saja, kryesia e PDK-së në Gjilan ka diskutuar edhe për këtë çështje, por vendim, apo qëndrim zyrtar nuk ka marr akoma.
Neziri i ka thënë 2LONLINE, se në takim ka pasur diskutime të hapura dhe ka pas mendime për dhe kundër koalicionit të mundshëm me LDK-në, e cila i ka fituar zgjedhjet e fundit, por se në fund kryesia nuk ka nxjerr qëndrim zyrtar. “Pra, PDK-ja e Gjilanit nuk ka akoma qëndrim zyrtar në lidhje me këtë çështje”.
Neziri tha se, shembull, vet ai ka shprehur mendimin e tij të lirë se duhet shqyrtuar mundësia e koalicionit, por vetëm në rastin e ndonjë oferte serioze.
Përndryshe, ai tha se pritet që subjekti i tij ta qartësojë edhe zyrtarisht pozicionin e saj dhe për atë do të njoftohet me kohë publiku.