DYLON

Shpresa Kurteshi – Emini do të propozohet për kryesuese të KK-së

Shpresa Kurteshi – Emini do të propozohet  për kryesuese të KK-së
Avatar photo Redaksia

Përbërja e re e Kuvendit Komunal të Gjilanit do të nis pas pak minutash seancën e saj të dytë, ku sipas burimeve të 2LONLINE, pritet që Shpresa Kurteshi 0 Emini të propozohet për kryesuese të re të Kuvendit Komunal të Gjilanit.

Shpresa Kurteshi – Emini vije nga LDK-ja, parti fituese e zgjedhjeve të fundit, por që akoma nuk ka zyrtarizuar ndonjë koalicion me ndonjë partnerë më të madh, andaj do të shihet qysh në fillim të kësaj seance se a do ti ketë LDK-ja votat për ta zyrtarizuar Shpresa Kurteshi – Eminin në pozitën e kryesueses.

Mësohet se LDK është në bisedime me të gjitha subjektet politike për koalicion, por akoma nuk ka asgjë konkrete. Pritet që përveç votave të LDK-së , Shpresa Kurteshi – Emini,  t’i ketë edhe votat e AAK-së  dhe subjekteve të vogla.

EkoHigjiena

Ndërsa,  pritet të shihet si do të votojë Nisma për Kosovën, pasi mësohet se ofertën konkrete për bashkëqeverisje tani më e ka bërë në drejtim të LDK-së, se cilën hise e do, por përgjigje nuk ka marr. Po ashtu në bisedime për të qenë në bashkëqeverisje me LDK-në, është edhe PDK-ja, që po ashtu nuk ka akoma asgjë konkrete, por se duhet parë se si do të votojnë anëtarët e saj,  pasi  kjo  mund të ndikojë për pazaret e mëvonshme.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.