Sulmuesi brazilian, Neymar, nuk do të mund t’i ndihmojë përfaqësueses së tij në pjesën e mbetur të Kampionatit Botëror.22-vjeçari u lëndua në ndeshjen kundër Kolumbisë dhe pas testeve mjekësore është treguar se ai e ka dëmtuar një vertebër kurrizore.“Nuk është lajm i lehtë për t’u dhënë, por e vërteta është se ai nuk do të mund të luajë në pjesën e mbetur të Kampionatit Botëror”.
“Testet treguan një frakturë pranë vertebrës së tretë. Nuk do të nevojitet ndërhyrje kirurgjike, por ai duhet të lidhet për ta kontrolluar dhimbjen”.“Ai nuk mund të luajë. Një javë nuk mjafton”, ka deklaruar mjeku i ekipit brazilian, Rodrigo Lasmar.Brazili luan kundër Gjermanisë në gjysmëfinale.