(2L ONLINE) – Trupi gjykues nga Departamenti i Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore në Gjilan, ka shpallur fajtor ish-kryetarin e Komunës së Vitisë, Nexhmedin Arifi dhe ushtruesin e detyrës së drejtorit të NP “Univerzal” në Viti, Kabil Hajdari.
I akuzuari Nexhmedin Arifi është shpallur fajtor për veprën penale shpërdorimi i pozitës zyrtare ose autorizimit nga neni 422, paragrafi 1 lidhur me paragrafin 2 pika 2.1 tëKodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Andaj të akuzuarit Arifi, i shqiptohet dënimi burg me kusht në kohëzgjatje prej 18 (tetëmbëdhjetë) muajve.
Ndërsa i akuzuari Kabil Hajdari është shpallur fajtor për dy vepra penale: shpërdorimi i pozitës zyrtare ose i autorizimit nga neni 422 paragrafi 1, lidhur me paragrafin 2 pika 2.1 të KPRK-së dhe për veprën penale shmangia nga tatimi nga neni 313 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.
Për veprën e parë të akuzuarit Hajdari, i është shqiptuar dënimi burg me kusht në kohëzgjatje prej 1 (një) viti, ndërsa për veprën e dytë i është shqiptuar dënimime burg efektiv në kohëzgjatje prej 5 (pesë) muajve dhe 1000 (njëmijë) euro gjobë, të cilën i akuzuari ka për të paguar në afat prej tre muajve.
Palëtkanë të drejtë ankese kundër këtij aktgjykimi. /2l Online/