DYLON

INPO: KQZ t’u kërkojë certifikatën e mjekut kandidatëve për deputetë

Avatar photo Redaksia

Iniciativa për Progres (INPO) i ka dërguar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) një rekomandim, përmes të cilit e sugjeron që t’u kërkojë certifikatën e mjekut kandidatëve të ardhshëm për deputetë të Kuvendit të Kosovës, transmeton Kosovasot.

Letra e INPO-s rekomanduese për KQZ-në

EkoHigjiena

INPO duke pasur parasysh performancën e dobët të deputetëve të Kuvendit të Kosovës si dhe disa nga problemet me kandidatët e kaluar në zgjedhjet lokale, kërkon nga Komisioni Qendror Zgjedhor që në formularin e certifikimit të kandidatëve për deputet të kërkohet edhe certifikata e mjekut për aftësinë mendore të kandidatit për deputet.
Nga ky kriter do të mund të përjashtoheshin të gjithë kandidatët të cilët paraqesin si dëshmi patent shoferin (meqë për marrjen e patent shoferit, kandidati duhet të paraqes certifikatën e mjekut).

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.