Qytetarët e New Yorku-t tashmë bëjnë mirë të mbajnë kokën lart. Të paktën kur ecin.
Senati i shtetit do të miratojë në fakt një projektligj që do të dënojë me gjoba nga 25 deri në 250 dollarë për ata që përdorin pajisje elektronike, si smartphone, tableta e të tjera në momentin që kalojnë rrugën ose një kryqëzim.
Do të jetë i ndaluar shkrimi, kontrollimi i postës elektronike dhe lundrimi në Internet, duke përjashtuar padyshim emergjencat.
New Yorku nuk është vendi i parë në Amerikë ku zbatohet një rregullore e tillë. Në 2017 një diçka e tillë u miratua në Honolulu, dhe u cilësua si “ligji i këmbësorit të hutuar”.