Bujar Nevzati, drejtor komunal për arsim, tha se ky vit shkollor ka filluar mirë në të gjitha shkollat, me dy objekte të reja dhe me dy anekse më shumë, derisa u shpreh optimistë se edhe shkolla në Zhegër do të jetë e gatshme deri në dhjetor.
Sa i përket pranimit të drejtorëve dhe mësimdhënësve, Nevzati tha se rekrutimi është kryer nga komisioni përkatës, në bazë të kritereve dhe pa ndërhyrje nga jashtë, prandaj edhe nuk ka pasur asnjë ankesë të vetme. Sipas tij, të paktën shtatë drejtorë iu përkasin subjekteve tjera politike.
Ishte vlerësim edhe i kryesuesit të Komitetit, Izmi Zeka se në arsim është bërë një punë e mirë, duke ofruar mundësinë që ta sjellë në komitet edhe komision për pranimin e kuadrit, për t`i sqaruar dyshimet eventuale të ngritura nga opozita./2lonline/