“Raporti gjashtëmujor financiar i këtij viti pasqyron më së miri mos seriozitetin, mos punën dhe dështimin e kryetarit të komunës së Gjilanit”, ka thënë në seancën e sotme të Kuvendit Komunal të Gjilanit, Bujar Nevzati nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK).
Sipas tij, ky raport që është sjellë para nesh, duhet ti ofrohet të gjithë qytetarët e Gjilanit, për ta parë edhe për ta kuptuar se qeverisja komunale është në krizë tepër të thellë, ku nuk funksionon normaliteti në punë dhe në ofrimin e shërbimeve që e ka për obligim secili institucion komunal t’ia ofrojë qytetarëve tanë.
“Përderisa vitin e kaluar, arsyetimi i përbashkët i yni, si ish partner të koalicionit, për mos investime kanë qenë borgjet e trashëguara të komunës, e për çudi sot nuk na e keni sjellë fare bashkë me raportin financiar gjendjen e borgjeve që ka komuna, e po besojmë që nuk keni pasur ndonjë arsye për ta fshehur këtë imformatë? Edhe pse në njërën prej seancave të kaluara, ju kryetar e keni deklaruar një gjendje të pavërtetë lidhur me shumën e borgjeve”, ka thënë Nevzati.
Për më tepër shih fjalën e tij të plotë: