Në seancën e sotme të Kuvendit Komunal ku po diskutohet rreth raportit të punës të kryetarit të komunës, për periudhën Janar-Qershor 2018, i paraqitur para kuvendarëve nga kreu i komunës Lutfi Haziri, ka folur edhe Bujar Nevzati nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK).
Nevzati që vije nga tabori opozitar ka thënë se më në fund kryetari i komunës, u detyrua të vije me raportua në Kuvend për atë që e ka obligim ligjor.
Për më tepër, ai e ka lexuar nenin përkatëse të ligjit që, sipas tij, e përcakton këtë obligim të kryetarit për të raportuar në Kuvned.
Përndryshe, kur jemi te raporti i punës së kryetarit, Nevzati i PDK-së, ka thënë se brenda kësaj periudhe të raportimin, katër muaj qeveria komunale nuk ka qenë e formuar, “andaj edhe nuk e di se çfarë mund të raportohet”, ka thënë ai, transmeton 2LONLINE.
Përndryshe, Nevzati e ka kritikuar kreun e komunës, që përveç në kuvend ai mungon edhe në vendi ne tij të punës dhe se, sipas tij, kjo pastaj është një shembull i keq edhe për zyrtarë të tjerë.
Përndryshe, pa hyrë shumë në detale, Nevzati tha se një raport i tillë i punës së kryetarit brenda kësaj periudhe që po raportohet, është tejet i mangët dhe se ai si këshilltar nuk do ta votojë.