Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, do të takohet nesër në Bruksel me kryeministrin serb në largim, Ivica Daçiq dhe zëvendësin e tij, përkatësisht kryeministrin në ardhje Aleksandar Vuçiq. Në raundin e 23-të të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë pritet të diskutohet për gjyqësinë dhe themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe.