Në mesjavë do të zhvillohet xhiroja e nëntë e Superligës së Kosovës në basketboll. Sfida kryesore është ajo ndërmjet Pejës dhe Rahovecit, që zhvillohet të enjten në palestrën ‘Karagaçi’.
Peja-Rahoveci takohen për herë të parë në Superligë, derisa këtë edicion ishin ballafaquar edhe në Ligën Ballkanike, ku kishin triumfuar pejanët.
Sfida tjetër që zhvillohet të enjten është ndërmjet Feronikelit dhe Bashkimit.
Të mërkurën (nesër) zhvillohet sfida Lipjani-Trepça. Lipjanasit në shtatë ndeshje kanë pësuar shtatë humbje.
Sigal Prishtina – Golden Eagle Ylli zhvillohet në një termin tjetër për shkak se, prishtinasit luajnë në FIBA Europe Cup.
Superliga – Java 9
E enjte
19:00 Peja – Rahoveci
19:00 Feronikeli – Bashkimi
E mërkurë
19:00 Lipjani – Trepça
Sigal Prishtina – Golden Eagle Ylli
(zhvillohet në një termin tjetër)