Ecja apo vrapimi? Vjen studimi që ju jep këtë përgjigje

Ecja apo vrapimi? Vjen studimi që ju jep këtë përgjigje

Ecja dhe vrapimi janë aktivitete fizike të shkëlqyera, pasi të dyja ndihmojnë në humbje peshe, në përmirësimin e gjumit, në rritjen e energjisë, ulin presionin e gjakut  dhe nivelin e kolesterolit të keq, ulin rrezikun e kancerit, diabetit dhe sëmundjeve të tjera të zemrës.

Një nga gjërat më të mira që mund t’i bëni trupit dhe shëndetit, është shmangia e makinave dhe mjeteve të tjera të transportit.

Ecja ju ndihmon të përmirësoni gjendjen kardiovaskulare, ndihmon në forcimin dhe tonifikimin e muskujve dhe djeg yndyrnat.

Ecja apo vrapimi, cili aktivitet fizik i bën më mirë trupit dhe organizimit?

Sipas një studimi të kryer nga dr.Paul Williams ( laboratori “Lawrence Berkeley”) në Kaliforni u rezultua se:

Vrapimi e zogëlonte rrezikun për presionin e lartë të gjakut me 4.2%, ndërsa ecja me 7.2%. Kolesteroli i lartë mund të ulet në 4.3% duke vrapuar dhe 7% duke ecur.

Rreziku i diabetit mund të reduktohet ne 12% në rast se kryeni njërën nga këto aktivitete fizike.

Ecja është një alternativë më e mirë duke marrë parasysh gjendjen e përgjithshme të të gjithë njerëzve. Personat që kanë probleme shëndetësore, që janë mbi peshë, duhet të fillojnë një herë ecjen dhe më pas të rrisnin intensitetin e aktivitetit të tyre bazuar në gjendjen shëndetësore që kanë.

KOMENTE