Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, dita e diel do të shoqërohet me mot kryesisht të vranët dhe herë-herë me reshje shiu dhe bore.
Reshjet parashihen të përfshijnë gjithë territorin, por që shtrirja e tyre si zakonisht nuk do të jetë uniforme për shkak të specifikave gjeografike që ka vendi ynë.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius.
Në mëngjes vende-vende parashihet të ketë ngrica, prandaj ngasësve të automjeteve ju rekomandohet kujdes i shtuar në komunikacion.
Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-5 m/s. /2LONLINE.com/