Hoxhaj: Rikthimi i besimit në PDK po ndodhë

Hoxhaj: Rikthimi i besimit në PDK po ndodhë

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj ka thënë se PDK-ja do të rikthehet në Gjilan, aty ku e ka pasur vendin çdo herë, si fituese.

Hoxhaj, që njëherësh do të jetë edhe kandidati i këtij subjekti për kryeministër, në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në shkurt, ka thënë se qytetarët e kësaj komune i kanë provuar të gjithë dhe rikthimi i besimit në PDK po ndodhë.

“Këtë ndjesi e mora sonte në takim me stukturat lokale të partisë në këtë qytet. Bashkë me kryetarin Qemajl Mustafa, anëtarin e kryesisë, Zenun Pajaziti, e deputetët Bajrush Xhemaili e Mërgim Lushtaku, fola për nevojën e bashkimit e solidarizimit në një kohë të vështirë që po e kalon Kosova, si dhe PDK-ja nga goditjet që mori muajt e fundit”, ka thënë Hoxhaj.

Ai shton se janë besimplotë se kanë vizionin, programin dhe lidershipin më të mirë.

“E njëri nga projektet më të mëdha të Anamoravës, siç është autostrada, do ta përfundojë qeverisja e ardhshme e PDK-së”, ka thënë Hoxhaj. /2LONLINE.com/.

KOMENTE