Nesër në Beograd fillon vizita dy ditësh e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Sipas agjendës së publikuar kryeministri Rama fillimisht do të takohet me homologun e tij serb, Aleksandër Vuçiq dhe pastaj do të zhvillojnë një konferencë të përbashkët për media.
Takimi mes Ramës dhe presidentit serb, Tomisllav Nikoliç është anuluar. Ndërkohë që Rama të martën, do të qëndrojë në Preshevë, ku do të ketë takime me liderët lokal, shqiptarë.