Granit Xhaka duket se do të shpërblehet me shiritin e kapitenit të skuadrës së Arsenalit.
Reprezentuesi Zviceran është i lidhur me një kalim te zikaltërit italian të Interit, por duket se ky transferim nuk do të ndodhë apo në Spanjë te Atletico Madrid.
Theksojmë se londinezët më nuk llogaritin në mbrojtësin francez, Laurent Koscielny, i cili është edhe kapiten i skuadrës, por që tash e tutje shiriti do t’i takoj 26-vjeçarit.
Ndryshe, Xhaka është paraqitur 99 herë për Gunners dhe ka shënuar vetëm shtatë gola në të gjitha garat.