Ferronikeli ka marrë një barazim tejet të vlefshëm në ndeshjen e parë ndaj TNS-së, të zhvilluar në Uells. Skuadra nga Drenasi arriti ta barazojë rezultatin në minutat e fundit të ndeshjes, pasi që ishte në disavantazh prej 2 golash.
Ky rezultat favorizon për një kalim të mundshëm në raundin tjetër të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve.
Gjithashtu në rast kualifikimit në raundin tjetër atëherë kundërshtari i Niklit do të jetë kampioni i Danimarkës, Copenhagen, një kundërshtar shumë i vështirë për tu kaluar.
Nëse Feronikeli kalon në raundin e dytë të kualifikimeve, atëherë do të ishte skuadra e parë nga Kosova që arrin një gjë të tillë, pasi vitin e kaluar Drita ishte eliminuar ne kete faze nga Malmo e Suedise.