/2L ONLINE/ – Arrestohet nga policia sepse kanosi një zyrtar policie. Madje, sipas raportit policor, i dyshuari thuhet t’i ketë thënë ndër tjerash policit: “Nëse edhe një herë me ndal, ose ti ki mem vra ose unë ty’’. Krejt kjo ndodh pasi, policia ia shkruan gjobën për vozitje të automjetit të cilit i kishte dalë regjistrimi.
Nënkolonel Shaban Azizi, zëvendësdrejtor në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Gjilan, ka bërë me dije se rasti ka ndodhur në Kamenicë, ku deri sa patrulla e sektorit 4 ka qenë në një pikë kontrolli në Lagjen Malësia, të njëjtit kanë ndalur për kontroll automjetin Toyota me targa 06, ngjyrë vishnje, drejtuar nga i dyshuari, dhe gjatë kontrollimit të dokumentacionit është konstatuar se automjetit në fjalë i ka skaduar data e regjistrimit që nga muaji 07-2015.
“Oficeri stacionit të Kamenicës i ka shqiptuar gjobën-tiketën me nr:xxxxxx-pa regjistrim, ku i dyshuari është revoltuar duke ju drejtuar oficerit me fjalët: “Nëse edhe një here me ndal, ose ti ki mem vra ose unë ty’, për të vazhduar edhe me fjalët tjera “Sonte na dy po vrahemi, më prit këtu” . I dyshuari ka vazhduar pa lejen e patrullës për ne shtëpi dhe pas disa minutash është kthyer përsëri tek patrulla policore mirëpo i njëjti është shoqëruar ne stacioni policor”, ka sqaruar rastin nënkolonel Azizi..
Sipas tij, në lidhje me rastin është njoftuar prokurorja kujdestare e cila ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të shqiptohet masa e ndalimit në kohëzgjatje për 48 orëve. /2L ONLINE/