Aperitiv historik
Është periudha e cila mu në kulmin e qeverisjes në Andaluzi në përgjithësi, Kordobës, Sevilës e Granadës në veçanti përmes mijëra bibliotekave, shkollave filozofike, mjekësisë, fizikës, kimisë, astronomisë e sociologjisë si dhe monumeteve arkitektonike si Al-hambra, pikërisht konflikti për fronin qeverisës të fituar qysh në vitin 710, u bë shkak që ndërmjet babait Abul-Hasan i përjashtuar jo vetëm nga pozita e udhëheqsit por edhe nga shteti prej djalit të tij Abu ‘Abdallah Muhammad VII në vitin 1482 derisa ky I fundit nga shtresa intelektuale e Granadës ishte shpallur “I rrebeluari ndaj Zotit” dhe pikërisht ardhja e tij në pushtet bëri që kolonizatorët muslimanë të fiseve berbere afrikano-veriore të ndahen në dy grupe të kundërta ndërmjet veti derisa vendi vazhdoi teposhtëzen e pandalshme të rënies në duart e të krishterëve, herë në alencë me njërin grup musliman e herë me tjetrin derisa erdhi deri tek dorëzimi I qytetit të fundit të Andaluzisë muslimane e cila me ngritjen e saj nga muslimanët, shëndriti europën e errësuar.
Ishte Granada qyteti I fundit, e izoluar nga të gjitha anët, me qytetarët e saj të ngujuar që I udhëhiqte Muhamedi VII, I cili në pamundësi të qeverisë mëtutje, përfundimisht më 1 janar të vitit 1492 zyrtarisht dorëzon qytetin në duart e spanjollëve, me lot në sy, I poshtëruar edhe nga nëna e tij e cila poaty e kishte qortuar si vijon: “mos qajë si një grua për atë që nuk ishe I zoti të luftosh si burrë”.
Derisa Granada, si fortifikata e fundit e muslimanëve andaluzian ju dorëzua mbretit spanjoll të krishter, në të njejtën kohë në anën tjetër të europës, osmanët përmes pushtimit të Konsantinopojës futen në evropën lindore dhe në Ballkan e bizantinizuar për të shtrirë fenë e re për këtë pjesë të evropës.
Përkundër dorëzimit të pushtetit politik në gadishullin iberik në duart e spanjollëve të krishterë dhe përkundër persekutimeve gjatë konfikteve të brendshme, prap se prap në shtetin e qeverisur nga spanjollët, kanë mbetur rreth 600.000 musliman si bartës kyresorë të ekonomisë vendore, por që pas thirrjes mbretërore për t’u deklaruar si të krishterë dhe pikërisht për shkak të dualizmit fetar njërin të imponuar dhe tjetrin të trashëguar, njiheshin me nofkën Morisko.
Dhe pikërisht kjo popullatë nuk mundej menjëherë të dyndej për në Afrikën e veriut prej nga edhe kishin ardhur, për shumë arsye por mbreti Ferdinand dhe mbretëresha Isabela në vitin 1492 së pari dëbuan të gjithë qifutët nga vendi të cilët u mirëpritën nga osmanët gjegjësisht Sulltan Bejaziti dhe të cilët qëndruan aty në Konstandinopojë deri në shekullin 20, derisa përmes dekretit mbretëror ju urdhërua që të ndërrojnë fenë nga muslimanë në të krishterë të cilët për këtë akt do të shpërbleheshin me flori, tokë bujqësore e kafshë gjë që nga shumica e Moriskove ashtu edhe ndodhi por kjo u bë sa për t’i vjelur të mirat që i jepte mbreti dhe assesi konvertim për një mend.
Transformimi shoqëror
Vazhdimi i jetës nën doket dhe zakonet islame si vlera të trashëguara familjare, e cila ishin në kundërshtim me interesat mbretërore dhe qeverisje e saj, fillojnë të nxirren dekretet mbretërore si ai i vitit 1511 për ndalimin e therrjes së kafshëve sipas riteve islame, i vitit 1513 ndalesa e mbulimit të fytyrave nga gratë muslimane, i vitit 1523 ndalimi i veshjeve të meshkujve sipas stilit islam, i vitit 1526 ndalimi i gjuhës arabe si mjet komunikimi, edhe ato nga më të quditshmet si mbyllja e banjove publike e sidomos “mbajtja e dyerve të shtëpive hapur ditën e premte” për shkak të kontrolleve pa paralajmërim nga shteti për shkak të frikës së faljes së namazit të xhumasë, e bënë që popullatës së mbetur të mos i lejohen shumë shtigje për praktikimin e besimit të tyre të lirë nën një qeverisje të re nga mbreti i krishter.
Në anën tjetër kemi fetvatë e mullave muslimanë për lehtësimin e mbajtjes së fesë filluan të qarkullojnë ndër popullin vendas si ajo e vitit 1502 e myftiut Oran nga Algjeria i cili ju bënë të mundur marrjen e abdesit duke e prekur murin e pastër me dorë, ose e faljes së namazit vetëm natën duke mos pasur mundësi të faljes gjatë ditës apo edhe ajo e ngrënies së dëerrit nëse je i shtyrë për t’a ngrënë derisa mbreti Filipi III mori urdhër për të gjithë ata të cilët dyshohet se nuk janë asimiluar nga e kaluara e tyre, të dëbohen nga shteti dhe kjo ndodhi në vitin 1614 kur edhe zyrtarisht nuk mbetet asnjë gjurmë nga e kaluara e ndritshme e një popullsie dhe një qeverisje të një periudhe 800 vjecare.
Analogjia andaluziano – kosovare
1. Derisa Andaluzia muslimane pushtetin ia dorëzoi mbretërisë spanjolle të krishtere, në Ballkan shqiptarët janë në dorëzim e sipër të pushtetit tek BE-ja e cila nuk dallon shumë nga përmbajtja e mbretërisë spanjolle,
2. Feja muslimane duke filluar që në perëndim të Evropës iberike të perëndojë, në lindje të saj, në Ballkanin e bizantit fillon të lindë bindëm më shumë,
3. Për të nënshtruar popujt dhe pushtetin, që të dy qeveritë kanë vepruar njejtë duke i izoluar rajonet siç është rasti i Granadës me mbretërinë spanjolle dhe ai i Kosovës me BE-në e cila e ka izoluar nga aspekti ekonomik dhe lëvizja e lirë një popullatë të tërë bashkë me institucionet e saja,
4. Dëbimi i hebrenjëve nga mbretëria e krishtere në vitin 1492 dhe strehimi i tyre nga Sulltan Bejaziti në Stanboll, ngjanë me strehimin e hebrenjëve nëpër shtëpitë shqiptare në Ballkan, të ikur nga dhuna e nazi-fashizmit evropian,
5. Nxjerrja e dekreteve mbretërore të Spanjës kundër praktikave fetare muslimane ngjanë me nxjerrjen e vendimeve të sotme kundër praktikave të fesë muslimane si dikur por tani nga institucionet e shtetit kundër mbi 90% të qytetarëve të saj të përkatësisë muslimane,
6. Thirrja për konvertim nga feja muslimane në atë krishtere e asaj kohe, sot po bëhet përmes krijimit të hapsirave për shkolla fetare të krishtera sic kemi “Don Boskon” nëpër tërë Kosovën, në kundërvlerë të sekularizimit të shkollave publike muslimane (medreseve dhe Fakultetit te Studimeve Islame, i cili nga një universitet publik është regjistruar OJQ e cila pranë institucioneve arsimore për akreditim është akredituar si e tillë).
Përfundim
E tëra çfarë ndodhi me muslimanët e gadishullit iberik, kulturën, traditën e zakonet e tyre fetare, jo vetëm që në arkitekturë, shkenca ekzakte po edhe në zakonet vendore ka një nostalgji, përkundër përsekutimeve, dëbimeve me masë, transformimeve shoqërore, për qudi, sot qeveria spanjolle për mësimin parashkollorë (3 deri 6 vjeç) dhe atë obligativ primar (6-12 vjeç) ka marrur vendim për futjen e mësimit fetar islam nëpër shkollat publike të Spanjës, lëndë ku do të mësohen hadithet apo thëniet e pejgamberit Muhamed dhe suret apo citatet e Kur’anit me qëllim të paraqitjes së islamit ashtu siç është dhe largimit të paragjykimeve ndaj tij si fe ekstremiste dhe radikale e cila në të ardhmen do të mund të keqpërdoret përmes indoktrinimit dhe të bëhet rrezik për vendin e tyre.
Derisa spanjollët po e kërkojnë kthimin e kulturës, traditës dhe besimit të dikurshëm si vlera që sunduan vendin në paqe dhe në shkëlqimin më të madh në një evropë të errësuar që djegte në turrë të druve mendjendriturit e saj, institucionet e vendit nën mbikyrjen e BE-së vazhdon të prodhojë ligje diskriminuese ndaj indentitetit fetar, traditave, dokeve e zakoneve të popullit shumicë të saj deri në tentimin për transformimin e saj në një shoqëri me besim tjetër gjegjësisht siç ka shumica e popullsisë në BE.
Analogjia e veprimeve ndërmjet dy qeverive, asaj të dikurshme spanjolle dhe të BE-së në rastin e Kosovës përputhet në një masë tejet të kënaqshme dhe mund të kanë sukses por vetëm një segment duhet të jetë i ngjajshëm, që edhe shqiptarët e Kosovës të kishin ardhur nga dikah sic ishte rasti I popullatës muslimane Berbere e cila kishte ardhur nga Afrika veriore në gadishullin iberik, andaj edhe tendenca për të transformuar këtë popull autokton në diçka tjetër pa vullnetin e tij, mendoj se kronologjikisht tek shqiptarët është treguar mision i pamundur, e me këtë fakt “tupani bie për ata që kanë veshë” andaj mendoj se janë dy zgjidhje drejt integrimit, të pranohen kosovarët me këto vlera që I posedojnë ose të dëbohen masovikisht nga trojet e tyre, pasiqë transformohemi në diçka tjetër jashtë vullnetit të lirë, sic ka ndodhur me popullatën berberë të Afrikës së veriut nuk ka pas sukses edhe më herët.
Sa pwr t’a pwrmbyllur: Shqiptarët e Kosovës nuk janë ardhacak sikur berberët afrikan nw Andaluzi por janw popull shtetformues dhe autokton nw Ballkan dhe do tw vazhdojnw tw jetojnw me kwto vlera tw patjetwrsueshme./2L ONLINE/