Nazim Gagica, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dega në Gjilan, ka thënë se Nëntori është muaji i i lavdisë kombëtare, muaji që grumbullon një numër të madh datash e ngjarjesh historike.
“Urime të gjithë shqiptarëve, kudo që jetojnë e veprojnë, Dita e Flamurit, ditëlindja e komandantit legjendar, Adem Jashari, si dhe dalja publike e UÇK-së”, ka thënë Gagica.
Ai shtoi se ditët më të mira për shqiptarët i kemi përpara. “Le të bëhemi bashkë për më mirat për të gjithë neve”. /2LONLINE/