(2L ONLINE) – Sot kryetari i Komunës së Kamenicës, Begzad Sinani në një takim ka pritur përfaqësuesit e ndërmarrjes publiko-private “Eco Hjigjiena”, ku njëheri kanë nënshkruar edhe marrëveshjen për menaxhimin e mbeturinave në komunën e Kamenicës.
Kjo marrëveshje u nënshkrua pas marrjes së vendimit nga ana e Kuvendit komunal që KRM “Higjiena”-njësia në Kamenicë ti bashkohet partneritetit publiko-privat “Eco Higjiena”
Në foto, kreu i Komunës së Kamenicës Begzad Sinani dhe Bajram Isufi, kryeshef ekzekutiv në “Eko-Higjiena” duke nënshrkuar marrëveshjen në fjalë./2L ONLINE/