Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi trepalëshe Kjo marrëveshje ka për qëllim sensibilizimin e çështjes së pa zgjidhur çame, për të përndjekurit nga Sanxhaku i Nishit si dhe Shqiptarët e mbetur padrejtësisht nën Serbi në Kosovën Lindore.
Sot Lëvizja Qytetare “Vatra”, nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi trepalëshe, me Shoqatën Demokratike Çamëria dhe me Shoqatën Shqiptare tè Muhaxhirëve.
Kjo marrëveshje u nënshkrua nga Kryetari i Lëvizjes Qytetare Vatra, Kushtrim Kadriu, nga Dibran Fylli nga Shoqata Demokratike Çamëria si dhe nga Asllan Qyqalla nga Shoqata e Muhaxhirève tè Kosovès.
Qëllimi primar i këtij memorandumi èshtè organizimi dhe zhvillimi i veprimtarisë sè organizatave respektive me qèllim përmirësimin e gjendjes së shqiptarëve të dëbuar nga trojet e tyre.
Gjithashtu kjo marrëveshje ka për qëllim sensibilizimin e çështjes së pa zgjidhur çame, për të përndjekurit nga Sanxhaku i Nishit si dhe Shqiptarët e mbetur padrejtësisht nën Serbi në Kosovën Lindore.
Synim i sajë është realizimi i projekteve të përbashkëta në mes të organizmave në periudhën 2017-2019, sipas roleve dhe përgjegjësive tè parashikuara në këtë memorandum.